Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Belgjikë: Bli një makinë, merr edhe një tjeter falas

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Belgjikë: Bli një makinë, merr edhe një tjeter falas Empty Belgjikë: Bli një makinë, merr edhe një tjeter falas

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:44 pm

    "Bli një makinë, merr një tjetër falas" - me reklamë të tillë një kompani belgje mundohet që të luftojë me krizën financiare botërore. Kompania "Kardeon" nga Antuerpeni, e cila në vit shet rreth 10.000 makina të reja dhe pak të përdorura, e filloi këtë shitje promovuese në fund të nëntorit dhe planifikon ta vazhdojë deri më 15 dhjetor.

    Deri atëherë blerësit të cilët do të blejnë një nga makinat e reja me çmim të plotë, në mesin e së cilave më e lira është kamioneti i "Hundait" prej 22.800 euro, do të mund të zgjedhin automjet tjetër me çmim deri në 14.000 euro të cilin do ta marrin falas.

    "Njerëzit vijnë nga e tërë Belgjika, por edhe nga jashtë", deklaroi Ivo Vilems, drejtori komercial i "Kardeon-it" dhe kumtoi se në tetë sallonet e kompanisë gjatë ditëve të fundit ka pasur me përqindje dhjetë herë më shumë vizitorë se më parë.

    Ai sqaroi se me mënyrën e tillë të shitjes firma nuk do të ketë humbje, pasiqë prodhuesit e automjeteve në mënyrë të dëshpëruese po mundohen të lirohen nga tepricat e veta e në "Kardeon" dhe i shesin me lirime të mëdha.

    Numri i makinave të reja të regjistruara në Belgjikë në nëntor është më i vogël për 16,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

      Current date/time is Sun Apr 28, 2024 5:38 pm