Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    BE-ja me plan shpëtimi ekonomik

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    BE-ja me plan shpëtimi ekonomik Empty BE-ja me plan shpëtimi ekonomik

    Post by MBerisha Wed Nov 26, 2008 8:49 am

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian priten të bëjnë publik të mërkurën një plan për të ndihmuar ekonominë e zonës.

    Plani, thonë zyrtarët, është i nevojshëm për të shmangur ciklin e shtimit të papunësisë dhe të rënies së kërkesës së konsumatorëve.

    Ai parashikon ule taksash dhe investime të fokusuara në industrinë e ndërtimit dhe atë të prodhimit të makinave në vlerë 170 miliardë dollarë.

    Komisioni thotë se plani duhet të zbatohet në të 27 vendet anëtare të bllokut që të japë rezultatet maksimale.

    Korrespondenti i BBC-së Për Evropën, Mark Mardell thotë se plani në thelb, nuk ka të bëjë me shpenzime nga ndonjë arkë e përbashkët evropiane.

    Masa të përbashkëta

    Komisioni e hartoi planin pas kërkesës që i është bërë nga krerët e shteteve anëtare për të dalë me një plan të përbashkët shpëtimi.

    Komisioni pritet t'u bëjë thirrje 27 vendeve me ekonomi shumë të ndryshme, që të koordinojnë marrjen e masave të përbashkëta.

    Në thelb të planit është inkurajimi i uljes së taksave dhe investimet e fokusuara në degë të caktuara, në vlerë rreth 170 miliardë dollarë, rreth 1 përqind të GDP-së së BE-së.

    Komisioni sugjeron që zvogëlimi i taksave mund të jetë zvoglëlimi i TVSH-së apo i taksave të punës, ndërkohë që thotë se investimet duhet të fokusohen tek sektorët e ndërtimtarisë dhe prodhimit të makinave.

    Theksi vihet tek bashkëveprimi mes 27 vendeve anëtare, pjesërisht në mënyrë që askush të mos përfitojë në mënyrë të padrejtë prej planit.

    Një arsye tjetër është se Komisioni shpreson që veprimi i koordinuar të ketë ndikim pozitiv më të madh në gjithë ekonominë e Evropës.

      Current date/time is Fri May 17, 2024 1:12 am