Prapë do të na duhet t’i besojmë prodhuesit i cili ka pohuar se këtu bëhet fjalë për celularin e parë në botë i cili është i aftë për lidhje klasike në rrjetet e rëndomta mobile, në rrjetet Wi-Fi si dhe për lidhjen e cila ende është komerciale – WiMAX.
Tregu rus është i pari në të cilin pajisja nga tabori i HTC-së është paraqitur – modeli i emëruar thjesht Max 4G rrjeten wireless Wi-Fi 8021.11b/g, GSM/GPRS/Edge tre-band si dhe WiMAX mobil në 2.5-2.7 GHz band. Mundësitë e lidhjes po ashtu janë plotësuar me Bluetooth 2.0+EDR, pranuesin GPS, derisa me pajisje mund të bëhen edhe bisedat VoIP (Voice Over IP).
HTC Max 4G ka dimensione 114 x 63 x 14 milimetra, peshon 151 gramë, përmban ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale 3.8 inç me rezolucion 480 x 800 piksela, derisa vihet në funksion nga Windows Mobile 6.1 Professional si dhe paraqitja e njohur e HTC-së TouchFlo 3D.
Max 4G përmban dy kamera – atë 0.3 megapikselëshe nga ana e përparme dhe pesë megapikselëshe nga ana e prapme, derisa hapësira për të dhëna është ndaluar në kufirin e 8 GB të flash memories.
Bateria e integruar supozohet se do të mundësonte deri në 420 minuta bisedë GSM dhe mbi 230 minuta nëpërmes VoIP-it, derisa në pritje pajisja do të duhej të mbajë deri në 50 orë.
www.htc.com