Ministria amerikane e mbrojtjes në muajin maj të vitit 2007 ushtarëve dhe oficerëve të saj ua kishte ndaluar qasjen në video shërbimin online YouTube, e tani ofron një shërbim të ngjashëm të dedikuar pikërisht atyre.
Përfaqësuesit e ushtrisë amerikane kanë realizuar bashkëpunimin me kompaninë Delve Networks, i cili ka rezultuar me paraqitjen e faqes së internetit TroopTube, një shërbim online për video i cili ushtarëve në terren, familjeve të tyre dhe miqve si dhe të punësuarve të ushtrisë u mundëson shkëmbim dhe shfletim të thjeshtë të materialeve video.
Në TroopTube mund të regjistrohen të gjithë pjesëtarët e cilësdo njësie të ushtrisë amerikane, anëtarët e familjeve të tyre dhe të punësuarit civil të Ministrisë amerikane të mbrojtjes, mirëpo secilin video-material të publikuar e kontrollon Pentagoni, në mënyrë që të mos vjen deri tek rrjedhja e informatave ushtarake apo ndonjë shkelje të drejtave autoriale.
www.trooptube.tv