Tre kompani kanë bërë ofertë për të punuar si kompani telefonike mobile në Shqipëri. Në garë janë 'Univers PG', kompani shqiptare me partnere kompaninë afrikane 'Telmar', e cila ofroi 5 milion euro, ndërsa kompania e dyte ishte Post Telekomunikacioni i Kosovës me partnere 'ACI' që ofroi 7.2 milion euro dhe kompania e tretë është suedezja 'Tele 2' e cila nuk bëri ofertë por thjesht paraqiti planin e biznesit të saj.
Komisioni i shqyrtimit te ofertave ka bere vetëm leximin e dokumentacionit, ndërsa pritet që të hënën të shpallë edhe kompaninë që do të vazhdojnë garën.
Vendimi për fituesin do të merret pas shqyrtimit të ofertave përkatëse. Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar bëri të ditur se kompania fituese e tenderit për të qene operatori i katërt celular në vend duhet te jete një kompani me eksperience te gjate ne fushën e telekomunikacionit, duhet te ofroje çmime më të lira se operatorët që janë aktualisht në treg, parametra të larta të shpejtësisë së rrjetit dhe mbulim gjeografik të gjere.
Është premtuar nga qeveria shqiptare se operatori i 4 celular do të hyjë brenda vitit 2009-të.