Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Ftohen gjermanët të investojnë në Kosovë

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Ftohen gjermanët të investojnë në Kosovë Empty Ftohen gjermanët të investojnë në Kosovë

    Post by LibiDinho Fri Nov 14, 2008 9:22 am

    Zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe të komunitetit të biznesit ftuan sot afaristët nga Gjermania që të investojnë në Kosovë, duke vlerësuar se për këtë janë krijuar kushte mjaft të favorshme. Në Forumin e bashkëpunimit gjermano-kosovar në Prishtinë ata thanë se intensifikimi i bashkëpunimit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Kosova ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve vendore me ato rajonale dhe evropiane, do të ndikojë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit. Kryetari i Odës Ekonomike, Besim Beqaj tha se interesi i të gjitha vendeve është bashkëpunimi ekonomik.

    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans Diter Shtajnbah, vlerësoi se pas pavarësisë së Kosovës janë krijuar mundësi të reja edhe për bashkëpunim ekonomik ndërmjet ndërmarrjeve gjermane dhe kosovare.

    “Kosova ka një potencial jo vetëm për shkak të resurseve ekzistuese, se ky potencial në kohën afatmesme do të mundësonte jo vetëm furnizimin e vendit me energji, por potenciali tjetër i rëndësishëm është rini, një popull që është i gatshëm për të përvjelë mëngët dhe për të shtyrë ekonominë përpara,”tha Shtajnbah.

    Por, kriza globale financiare ka ndikuar edhe në ekonominë gjermane dhe mungesa e kredive do të ndikojë në pamundësinë për investime, theksoi ambasadori gjerman.

    Ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, falënderoi popullin dhe qeverinë gjermane për ndihmën e dhënë për Kosovën. Ai vlerësoi se ky forum do të ndikojë në krijimin e partneriteteve për projekte të ndryshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

    Kosova vlerësohet mundësia më e mirë për të depërtuar në tregun e Evropës Juglindore dhe ka shumë nevojë për investime të huaja, tha ministri i tregtisë dhe industrisë, Lutfi Zharku.

    Kosova ka kushte të mira për zhvillim të bujqësisë, por ka nevojë për investime, pohoi ministri i bujqësisë, Zeki Vehapi.

    Ndryshe, importi i Gjermanisë në Kosovë gjatë këtij viti ka qenë mbi 150 milionë euro, kurse eksporti në atë shtet vetëm rreth 6 milionë. Në Gjermani jetojnë dhe punojnë afër 250 mijë kosovarë, ndërkaq, në konferencën e donatorëve Gjermania ka ndarë rreth 100 milionë euro për Kosovën.

    Afaristët gjermanë do të qëndrojnë në Kosovë edhe nesër, dhe parashihet të bëjnë edhe vizita në ndërmarrje të ndryshme kosovare. Vizitën e afaristëve gjermanë e organizuan nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, Oda Ekonomike dhe organizata për bashkëpunim teknik GTZ.

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:56 pm