Sandvik zyrtarisht sot do ta hap zyrën e vet më të re në Prishtinë, Kosovë. Kjo zyre përfaqësuese do të jetë qendër e shitjes dhe e shërbimeve të gamës së prodhimeve nga 'Sandvik Minierat dhe Ndërtimaria' për Kosovë.
Dy sektorët tjera të Sandvik-ut: Veglat dhe Teknologjia e Materialeve gjithashtu do të mund të veprojnë nga kjo zyre.
Nikoqir i ceremonisë zyrtare do të jetë Thomas Söderqvist, President i 'Sandvik Minierat dhe Ndërtimaria' për Evropën Veriore dhe Qendrore gjersa të pranishëm do të jenë zyrtarë nga qeveria, Ambasada Suedeze dhe akterët kryesorë të tregut.
Inaugurimi i zyrës bëhet në linjë me strategjinë afariste të Sandvik-ut për të qenë më afër klientëve dhe për t'i shërbyer atyre si një partner vendor.
Një nga arsyet kryesore pse Sandvik ka vendosur ta krijojë zyrën përfaqësuese në Kosovë është kërkesa në rritje për pajisje të minierave dhe ndërtimtarisë në këtë vend të ri.
Zyra në Prishtinë do të jetë në gjendje që të reagojë me shpejtësi ndaj nevojave të klientëve dhe të mbështesë procesin e rindërtimit. /Telegrafi/