Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Negociata me gjermanët për aeroportin e Sarandës

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Negociata me gjermanët për aeroportin e Sarandës Empty Negociata me gjermanët për aeroportin e Sarandës

    Post by LibiDinho Thu Dec 04, 2008 1:27 pm

    Ja vlen të paguash penalitetin sesa zhvillimin e vendit me një aeroport të vetëm. Kjo është motoja e qeverisë shqiptare, e cila prej kohësh ka nisur negociatat me Tirana International Airoport që kontrollohet 78.7 për qind nga gjermanët, me synim lejimin e ndërtimit të një aeroporti pasagjerësh, në jug të vendit.

    Plani i palës shqiptare për Aeroportin e Kukësit është qëndrimi i tij në shërbim të mallrave, ndërsa në jug të vendit, konkretisht në Sarandë, mendohet të ndërtohet një i ri, në shërbim të zhvillimit të turizmit.

    Kontrata që ka hyrë në fuqi në pjesën e parë të vitit 2005, nuk lejon aktivitetin e një aeroporti tjetër, përveç atij të drejtuar nga pala gjermane, Aeroporti "Nënë tereza".

    Për 20 vjet me radhë, kontrata koncesionare ia jep të drejtën e operimit vetëm "Hochtief AirPort", që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve.

    Ministria e Transporteve konfirmon faktin e nisjes së negociatave për rishikimin e një pjese të kontratës, firmosur në maj 2005.

    Gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësues biznesesh greke, ministri Olldashi konfirmoi edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare për ta ndryshuar atë pikë të kontratës që ndalon operimin e një aeroporti tjetër në Shqipëri.

    "Negociatat po ecin normalisht, me një frymë mirëkuptimi mes dy palëve, ndërsa pritet që përfundimi të jetë sa më pozitiv. Për këtë qëllim po asistohemi nga një kompani konsulence, në mënyrë që penaliteti nga prishja e kontratës të jetë sa më i vogël", është shprehur pak kohë më parë kreu i Transporteve.

    Në këtë pikë, Olldashi u ka bërë thirrje investitorëve grekë që ta shikojnë si një mundësi reale projektin e ndërtimit të aeroportit të Sarandës, e cila do t‘i vijë në ndihmë dhe ishullit grek të Korfuzit gjatë sezoneve turistike. /tch/

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:05 pm