Kryeministri i Islandës Geir Haarde ka folur për nevojë të mëtejshme financiare për vendin e tij që kërcënohet nga falimentimi i shtetit.
Në kuadër të një takimi me kolegë të tij në Helsinki, Haarde tha se nevojiten gjithsej 6 miliardë dollarë për rimëkëmbjen e Islandës nga kriza financiare ndërkombëtare.
FMN-ja kishte premtuar një kredi prej 2 miliardë dollarësh.
Haarde shpreson që pjesa tjetër të ofrohet nga vendet nordike fqinje dhe Rusia.
Ndërkohë ai ka përfshirë në bisedime edhe Bankën Qendrore Europiane dhe Bankën Qendrore në SHBA, FED.
Banka Qendrore e Islandës, për të stabilizuar monedhën vendase, rriti ndërkohë normën bazë të interesit me 6 për qind, në nivelin prej 18 për qindësh. .DW/