Gurvenatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, tha për telegrafi.com se momentalisht, nuk ka asnjë sinjal se sistemi bankar në Kosovë do të preket nga kriza. Kemi rritje të mirë të depozitave në bankat komerciale dhe poashtu likuiditeti i bankave është në nivel shumë të mirë. Nuk shofim asnjë sinjal se mund të prekemi nga kjo krizë. Kjo edhe për shkak të karakteristikave të veçanta të sistemit bankar të Kosovës ,tha Rexhepi.
Para disa ditësh u publikuan bilancet e tremujorit të tretë të bankave në Kosovë dhe sipas këtyre bilanceve rezulton se në krahasim me muajin qershorë, depozitat në bankat komerciale gjatë tremujorit të tretë janë rritur deri në 150 milionë euro, duke shkuar saktësisht në 1 miliardë e 336 milionë euro nga 1 miliard e 223 milionë euro sa ishin në qershor.
Ndërsa kreditë në tremujorin e tretë të vitit kanë qenë 1 miliard e 47 milionë euro dhe krahasuar me tre muaj më herët, kreditë janë rritur për rreth 40 milion euro. Në tremujorin e dytë të vitit kreditë kanë qenë në shumën prej 1 miliard eurove.
Bankierët kosovar thonë sistemi bankar në Kosovë nuk ka asnjë shansë të përfshihet nga kriza për shkak se sistemi bankar në Kosovë, është qark i mbyllur dhe shumica e depozitave të qytetarëve janë të investuara në kredi të brendshme.
Ndërsa sa i përket kthimit të këtyre kredive nga ana e klientëve, Kosova paraqitet më së miri në rajon dhe niveli i kredive të kqija apo atyre që nuk kthehen nga klientë është në shifra të papërfillshme.
Sa i përket Trustit të Kursimeve Pensionale, Rexhepi tha se ky trust i ka të investuar paratë në aksione dhe në në një periudhë afatgjate, aksionet do të ngrihen së bashku në shumën e parave të qytetarëve.
Jemi dëshmitarë që ditëve të fundit aksionet në bursat ndërkombëtare janë rritur, tha tutje Rexhepi.
Për shkak të rënies së aksioneve në bursat ndërkomëtare vlersohet se qytetarët e Kosovës kanë humbur kursime në shumën prej 60 million euro, nga 290 million euro që qytetarët e Kosovës kanë kuryser prej disa viteve./Telegrafi/