Si pasojë e recesionit që ka pushtuar vendet evropiane si dhe parashikimeve se recesioni mund të zgjasë muajve në vijim, Banka Qendrore Evropiane vendosi dje që të ulë përqindjen drejtuese të interesave të zonës së euros me 0.75%, në 2.5%. Kjo përqindje njëherësh të jetë më e ulëta pas marsit të vitit 2006 dhe se do ti jap një hov ekonomisë.
Me këtë vendim banka emetuese do të lehtësojë kreditë për sipërmarrjet dhe konsumatorët dhe do t´i japë hov ekonomisë.
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan-Klod Trishe ka deklaruar se banka llogarit që viti 2009 të jetë një vit shumë i keq.
"Ne shohim një rënie ekonomike mbarëbotërore dhe një interes të plogët. Dhe kjo gjendje do të qëndrojë kështu edhe në tremujorin tjetër. Eurozona do të pësojë një rënie ekonomike prej 0.5%", tha ai.
Ndërkohë, ulje të shkallës së interesit prej 1 % ka bërë edhe Banka e Anglisë, duke e çuar atë në nivelin më të ulët që nga viti 1959 si e po ahstu ulje të ndjeshme kanë bërë edhe bankat e Suedisë dhe Zelandës së Re.