Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Banka Qendrore: Rënie drastike e të ardhurave nga imigrantët

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Banka Qendrore: Rënie drastike e të ardhurave nga imigrantët Empty Banka Qendrore: Rënie drastike e të ardhurave nga imigrantët

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:40 pm

    Në Shqipëri, sipas një raporti të publikuar sot nga Banka Qendrore të ardhurat nga emigrantët shënuan një rënie drastike në fund të 9 mujorit të vitit 2008 krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas Bankës, transfertat kanë arritur në 623 milion që në përqindje përfaqëson 23 përqind më pak se një vit më parë. Ulja e të ardhurave nga emigrantët është konsideruar si një ndër efektet që kriza globale financiare pritet të shfaqë në Shqipëri. Dhe shifrat e sotme mund të interpretohen si shenjat e para, aq më tepër që rënia më e madhe ka qenë gjatë tre mujorit të tretë.

    Në të vërtetë shenjat e frenimit të të ardhurave nga emigrantët, si një tendencë normale dhe e pritshme, ishin dhënë që vitin e kaluar, kur në fund të 2007 ato pësuan vetën një rritje të lehtë prej 1.5 përqind.

    Të ardhurat nga emigrantët kanë përbërë një nga elementët me peshë në ekonominë shqiptare, jo vetëm në përmirësimin e jetesës së familjeve por edhe për përdorimin e tyre në investime afatshkurtra apo afatmesme.

    Si pasojë, kjo rënie drastike e cila pritet të thellohet më tej për shkak se tashmë Europa është përfshirë tërësisht nga kriza, parashikohet të ketë efektet e para negative të drejtpërdrejta në thellimin e varfërisë së një pjese të mirë të popullatës

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 12:52 pm