Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel për një takim jo zyrtar të premten.
Kryeministra dhe presidentë do të diskutojnë për samitin e ardhshëm global që do të mbahet në Uashington më vonë këtë muaj.
Kërcënimi i rënies globale financiare mund të jetë shmangur, por udhëheqësit e BE-së janë të bindur se është e nevojshme që të ketë një reformë serioze të arkitekturës financare ndërkombëtare që në të ardhmen bota kurrë të mos jetë kaq pranë një situate të tillë përsëri.
Por megjithatë ka disa ndryshime në opinione. Disa vende do të duan të shohin një rishkrim të rregullave të tregut të lirë, të të tjerët mendojnë se ka rrezik se mund të krijohen rregulla të nxituara që mund të mbysin rritjen e ardhshme të ekonomisë.
Ekonomitë më të mëdha të botës do të kenë mundësi të ofrojnë idetë e tyre në Uashington më vonë këtë muaj.
Takimi i të premtes do të mundësojë që ata që nuk shkojnë, të thonë qëndrimin e tyre mbi pozicionin e ardhshëm të Evropës./BBC/