Zyrtarë të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar mbi impaktin që po shkakton rënia e furnizimit me gaz, si rezultat i mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Disa vende kanë raportuar ulje të furnizimit pasi Rusia mbylli rubinetat për Ukrainën, për shkak të faturave të papaguara dhe çmimit të kontratës së re.
Polonia, Bullgaria dhe Hungaria kanë raportuar, se furnizimet janë ulur me 30 përqind. Udhëheqës të gjigantit rus i gazit, Gazprom, kanë akuzuar Kievin se vjedhin gazin e destinuar për konsumatorët evropianë.
Ata po ashtu kanë deklaruar se nuk mund të mbështeten gjatë tek Ukraina për të qenë rrugë tranzite për në vendet e BE-së dhe se po kërkojnë alternativa të tjera.