Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Toyota zvogëloi parashikimet për profit

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Toyota zvogëloi parashikimet për profit Empty Toyota zvogëloi parashikimet për profit

    Post by The End Thu Nov 06, 2008 3:57 pm

    Koncerni udhëheqës automobilistik japonez Toyota motors sot i zvogëloi për 50 për qind parashikimet për fitim të pastër gjatë vitit buxhetor 2008-09, për shkak të përkeqësimit të situatës në tregun botëror automobilistik.

    Koncerni parashikon se do të realizohet profit prej rreth 550 miliardë jenëve (4,4 miliardë euro), në vend të 1,250 miliardë jenëve, siç ishte planifikuar paraprakisht. Kompania në mënyrë drastike i zvogëloi edhe parashikimet për qarkullim.

    "Tregjet automobilistike, veçmas në botën e zhvilluar, regjistrojnë rënie të shpejtë. Kjo është situatë pa preçedencë", komenton zëvendëskryetari i Toyotas, Mitsu Kinoshita.

    Në gjysmën e parë të këtij viti profiti i kompanisë është zvogëluar për 47,6 për qind në nivel vjetor deri në 493,4 miliardë jenë (3,9 miliardë euro) ndërsa qarkullimi për 6,3 për qind, deri në 12.190 miliardë jeni (97,5 miliardë euro).

    "Këto rezultate të këqija kanë të bëjnë kryesisht me zhvleftësimin e jenit dhe rënies së shitjes së makinave për shkak të vështirësive që i kapluan tregjet në Evropë dhe SHBA", tha Kinoshita.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 1:50 am