Për t'i ndihmuar kompanisë së makinave, e cila pëson nga ulja e shitjes së automjeteve, rreth 2.200 nëpunës të gjigantit japonez të makinave "Toyota" të rangut udhëheqës të sektorëve, kanë vendosur të blejnë nga një makinë të re deri në fund të marsit, të prodhuar nga korporata e tyre.
Vendimi është marrë më 9 janar në mbledhjen e përbashkët të sektorit udhëheqës. Përmendet se kjo është në bazë plotësisht vullnetare, dhe atë me iniciativë spontane. Nuk janë përcaktuar masat speciale të makinave, as çmimet.
Për shkak të uljes së kërkesës në suaza botërore "Toyota" gjatë muajve shkurt-mars 11 ditë do të pushojë me punë për të gjitha ndërmarrjet e veta.
Sipas të dhënave të asociacionit japonez të shitësve të makinave, në kushte të thellësimit të krizës numri i shitjes së automjeteve të vogla vitin e kalaur në Japoni ka rënë në nivelin më të ulët në 34 vitet e fundit.