Jo shumë kohë më parë i gëzoheshim memorieve me kapacitet prej 64 e 138 megabajt, e tani kompania Kingston sjell memorien me kapacitet hiq më pak se 128 gigabajt.
Qe besa ashtu si e keni lexuar edhe është: Kingston DataTraveler 200 është shkop i memories USB me kapacitet prej 128 gigabajt, që e bën pajisjen e tillë më të madhe deri më tani.
Së bashku me kapacitetin e madh, DataTraveler 200 sjell edhe mbrojtjen nga goditjet, pluhuri dhe lagështia dhe një dizajn i cili mundëson fshehjen e qasjes USB në trupin e pajisjes, që do të thotë se nuk u nevojitet kapak mbrojtës, i cili në të gjitha llojet e këtyre pajisjeve edhe ashtu fillon të bjerë pas një kohe.
Çmimi është i kripur, 546 dollarë, derisa të njëjtën pajisje mund ta blini edhe me kapacitet prej 32 e 64 GB me çmime prej 120 respektivisht 213 dollarë.
www.kingston.com