Rrallë shkruajmë për shkopinjtë e memories flash sepse kryesisht nuk janë edhe shumë interesante, mirëpo aty-këtu na befason se sa e lirë është bërë flash memoria.
Shkopi flash për memorie i kompanisë Kingston quhet DataTraveler 150s dhe vjen me kapacitet prej 32 e 64 gigabajt, me faktin që ky model më i madh kushton 177 dollarë, që edhe mund të përballohen disi.
Na duhet të ju kujtojmë kohën kur në USB kemi pasur gjithsej 16 apo 32 megabajt, e tani gigabajtët po ndahen me kapela, telefona celularë, etj.
Dizajni i pajisjes është bukur standard, ai është kompatibil me Windows, OS X dhe me Linux, derisa versioni më i lirë i kapacitetit prej 32 gigabajt kushton 116 dollarë.