Microsoft ka paralajmëruar se do të shpërndajë pa pagesë programin e vet të ri kundër viruseve, i cili ende është në testim e sipër.
Morro, siç quhet softueri i ri, lufton kundër viruseve, por nuk e ka opsionin i cili prindërve do t’u mundësonte bllokimin e faqeve të caktuara të internetit, gjë që gjendet në paketën e cila paguhet.
Morro është tentimi i dytë i kompanisë Microsoft që të “hidhet” në tregun në të cilin nuk është konkurrent, atë të softuerëve mbrojtës të kompjuterit. I pari ka qenë Windows Live OneCare, i cili nuk ka arritur të popullarizohet në mesin e përdoruesve, të cilët më shumë priren ka prodhimet e Symantec e McAfee.
Kur Morro të jetë paraqitur në treg, Microsoft do të ndalojë së prodhuari Live OneCare.
Tani për tani nuk është publikuar data e paraqitjes së programit mbrojtës, por më së voni do të duhej të paraqitej në fund të këtij viti. Morro do të duhej të luftojë kundër viruseve, spyware-ve, softuerëve të hakerëve dhe trojanëve.