Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Postës së Kosovës, Njësi biznesi e PTK-së dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, për shpërndarjen e faturave të Tatimit në pronë. Ky proces ka filluar vitin e kaluar dhe në bazë të rezultateve që tashmë janë treguar, MEF ka konsideruar që të njëjtën t’ia besoj Postës së Kosovës.
“Rezultatet e tatimit në pronë tregojnë se viti i kaluar ka qenë një vit shumë i suksesshëm në mbledhjen e këtij tatimi. Këtu kemi dy faktorë si element të suksesit: shpërndarja e saktë dhe me kohë e faturave, gjë që e ka bërë Postën e Kosovës të ndërtojë një besim që edhe sot ne të vazhdojmë kontratën e njëjtë, dhe vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës dhe besimi për ndërtimin e shtetit që ata kanë”, ka thënë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ministri i MEF-it, Ahmet Shala.
Sipas tij, kursimet për buxhetet komunale janë treguar për 50% më të larta krahasuar me vitin 2007. Ndërkohë, Posta e Kosovës me kontratën me vlerë mbi 90 mijë euro, do t’i shpërndajë rreth 400 mijë fatura në emër të komunave përkatësisht, tatimin në pronë të komunave tek qytetarët e Kosovës.
I pyetur nga mediat se a do të ketë inkasim edhe në enklavat serbe, ministri Shala ka thënë se në ardhmen pritet të bëhet mbledhja e këtyre taksave edhe te komuniteti serb.
“Ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in në periudhën e ardhshme që në enklava të kemi jo vetëm shpërndarjen, por edhe inkasimin e taksave dhe konsideroj që vetëdija edhe e qytetarëve serbë të Kosovës dhe qytetarëve tjerë të kombësive të tjera është duke u rritur se pa pagimin e taksave nuk ka ngritje të mirëqenies të qytetarëve të vet”.
Në anën tjetër Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, ka deklaruar se Posta e Kosovës do të vazhdojë me aktivitet e saj, me produkte të avansuara që gjithmonë të jetë në shërbim të konsumatorit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Vitin e kaluar taksat kanë rezultuar me 53% më shumë se vitin paraprak, ndërsa vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti, mbledhja e tatimit në pronë është për 64% më shume se në periudhën e njëjtë, vitin e kaluar. Suksesit në mbledhjen e tatimit në pronë, është vlerësuar t’i ketë kontribuar puna e saktë dhe profesionale e Postës së Kosovës. /Telegrafi/