Zëvendës-presidenti i kompanisë Asus Jonathan Tsang në një intervistë për gazetën New York Times ka deklaruar se qëllimi i kompanisë është që në treg të ofrojë produkte “më të mira se ato të Apple".
Edhe pse me netbookun Eee PC ka bërë bujë të madhe në treg, emri Asus ende është relativisht i njohur. Tsang në tentim të rregullimit të këtij problemi ka paralajmëruar qasje më agresive në marketing dhe komunikim më të mirë me blerësit.
Në ofertën e vet Asus ka përfaqësues në pothuajse çdo kategori, nga netbookët, deri tek ultra-laptopët e laptopët, tek nettopët e ekranet e ndjeshme në prekje.
Burimi: Telegrafi