Statusi i shtetit të ri të pavarur të Kosovës ka avancuar nga “jo i lirë” në “pjesërisht i lirë”, në saje të forcimit të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe organizimit të zgjedhjeve të nëntorit, që ishin të parat prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, që në përgjithësi janë konsideruar se janë në harmoni me standardet ndërkombëtare, tha Christopher Walker nga Organizata Freedom House dhe njëri nga autorët e raportit të fundit për liritë demokratike në shtetet në mbarë botën.
Raporti vlerëson se Ballkani Perëndimor ka shënuar përparime në liri gjatë vitit, ndërsa përmirësimet në Kosovë ishin më të dukshmet.
Vendet tjera në Ballkan, ku janë shënuar përmirësime, janë: Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, që lëvizi nga kategoria “pjesërisht i lirë” në atë "i lirë”.
Në raportin e fundit të Organizatës Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, theksohet se të drejtat politike dhe liritë civile, gjatë vitit 2009, kanë shënuar më tepër pengesa, sesa përmirësime.
Ky vit është shënuar me represion të shtuar kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe veprimtarëve civilë. Rënie të të drejtave janë regjistruar në 40 vende në Afrikë, në Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, që përfaqësojnë 20 për qind të popullatës totale botërore.
Sipas raportit, shtetet autoritare, përfshirë Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Vietnamin, janë bërë më represive. Rënie në liri kanë ndodhur edhe në vendet që kishin regjistruar trende pozitive në vitet e mëparshme, siç janë rastet me Bahrejnin, Jordaninë, Keninë dhe Kirgizinë.
Rusia ka vazhduar trendin e gjatë në goditjen në llogaridhënie dhe transparencë, tha Christopher Walker nga Freedom House, përkundër premtimeve nga presidenti rus, Dmitry Medvedev, për ripërtëritjen e debatit publik dhe për më tepër atmosferë liberale politike në Rusi, pas tetë vjetësh nën udhëheqjen e Vladimir Putinit.
“Marrë në tërësi, ajo që ne shohim, është vazhdim i asaj që ka ndodhur gjatë disa viteve të fundit. Ky cikël i fundit është ai për të cilin presidenti Medvedev ishte në kontroll dhe nuk ka asgjë që sugjeron se politikat që ai i ka zhvilluar, e kanë modifikuar ose ndryshuar kornizën themelore të qeverisjes, që ishte vendosur para tij”, tha Christopher Walker.
Rënia e trendeve në Rusi përfshin abuzimet me vota në zgjedhjet lokale, rritjen e manipulimit shtetëror në prezantimin akademik të historisë dhe përdorimin aktual të presionit politik për t’i keqtrajtuar aktivistët për të drejta të njeriut dhe gazetarët.
Rusia ka rënë në radhitjen e Organizatës Freedom House, gjatë dekadës së fundit, prej “pjesërisht e lirë” në “jo të lirë”.
Arch Puddington, drejtor i hulumtimeve në Freedom House dhe njëri nga autorët e raportit, tha se erozioni i të drejtave politike dhe lirive civile në Rusi, është pasojë e asaj që ai e quajti “efekt i Putinit”.
“Një pjesë e rëndësishme e agjendës së Putinit ishte që të konsolidohet centralizimi shtetëror ndaj shoqërisë ruse sa më shumë që të jetë e mundur. Çështja e dytë e ‘efektit Putin’ është ajo që ndodhi në fqinjësi. Ne shohim rënie në kushtet politike në një numër të vendeve në fqinjësi të Rusisë dhe shohim se kjo ndodh pjesërisht edhe për shkak të diplomacisë së udhëhequr nga Putini”, tha Arch Puddington.