Derisa mbarë bota po zhurmon për Apple dhe tablet
kompjuterin e saj i cili do të paraqitet ose jo, kompania Asus ka
vendosur t’i merr gjërat në duart e veta dhe të paraqes vizionin e vet
se si do të duhej të duket një pajisje e tillë. Bëhet fjalë për
lexuesin elektronik me dy ekrane dhe çmimin më të lirë në treg.
Është mirë kur të arrihet të kombinohet çmimi i lirë dhe inovacioni,
e pikërisht diçka të tillë po na përgatit kompania Asus. Lexuesi i parë
elektronik me dy ekrane, do të duhej të kushtonte vetëm 100 funte, që
do ta bënte edhe njërin prej lexuesve më të lirë në treg.
Për specifikat tani për tani dihet shumë pak, mirëpo supozohet se
Asus do të mund të paraqiste edhe versionin më të shtrenjtë të pajisjes
i cili do të kishte mbështetje për gjeneratën e tretë (3G) dhe hapësirë
më të madhe për ruajtjen e të dhënave.
Ky lexues elektronik do të duhej të paraqitej në treg deri në fund të këtij viti.