Dy zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj gjatë takimit që kanë pasur me përfaqësuesit BSPK-së, në kry me kryetarin Haxhi Arifi, premtuan se me gjithë kufizimet buxhetore gjatë vitit 2009, do të ketë lëvizje pozitive dhe ngritje të pagave në të gjitha sektorët.
Po ashtu edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, i cili ishte i pranishëm u ka premtuar sindiklistëve se Qeveria e Kosovës dhe ministria që ai drejton do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të përmirësuar të ardhurat gjatë vitit që po vjen.
“Me projektin e buxhetit për vitin 2009 parashihet një ngritje 10-12 për qind në mënyrë lineare. “Dëshira ka qenë që kjo shkallë e rritjes të jetë më e madhe por janë kufizimet e mekanizmave ndërkombëtarë financiar që nuk lejojnë një gjë të tillë”, tha ai.
Përfaqësuesit e Degëve të Sindikatave të Administratës Publike dhe të Judikaturës me këtë rast kanë shtruar kërkesat e anëtarësisë së tyre për përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe të mundësive për ngritjen e pagave./Telegrafi/