Peugeot e ka promovuar në Gjenevë versionin serik të tipit njëvëllimor sportiv, Peugeot 3008.
MPV dhe SUV në një ‘paketim’- Peugeot 3008 ofron funksionalitet dhe kënaqësi gjatë vozitjes.
Bëhet fjalë për një model familjar, i cili është i ngritur pakëz më tepër nga toka, me qëllim që të shfaqen atributet ‘cross-over’ të cilat i përmban ky automjet.
Ky model dallon në pamje nga gama e zakonshme e automjeteve të Peugeot, me ç’rast jep idenë se si do të duken modelet tjera të Peugeot në të ardhmen.
3008 bazohet në platformën e përshtatur të modelit 308, që do të thotë se sigurisht do të duhej të ketë edhe paletën e njëjtë të motorëve.