Përkundër krizës jashtëzakonisht të rëndë në të cilën është gjendur “babai” i Volvos, prodhuesi amerikan Ford, kompania suedeze vazhdon me projektet e nisura më herët. I fundit në vargun e tyre është Concept S60.
Pas linjës tërheqëse kupe të Concept S60 qëndron emri i Steve Martin, udhëheqësit 44-vjeçar të dizajnit në Volvo, i cili është bërë i famshëm me modelin XC60.
Të dyja modelet pothuajse në tërësi janë zhvilluar në kompjuter, derisa Martin pohon se epoka e dizajnit katror për Volvon tashmë i takon të së kaluarës.
Së bashku me pamjen e shkëlqyeshme, ky studim veçanërisht i thekson zgjidhjet e avancuara të sigurisë dhe ato teknologjike për të cilat në Volvo thonë se sigurisht do të paraqiten edhe në prodhimin serik.