Qeni Leo i një familje australiane nuk i braktisi macet kur në shtëpi kishte shpërthyer zjarri për t'i detyruar zjarrëfikësit t'i shpëtojnë.
Gjatë fundjavës së kaluar kanakari i një familje australiane të Melburnit, Leo, tregoi se si një nga vetitë kryesore të karakterit të qenve është besnikëria. Kur në shtëpinë e pronarit të tij shpërtheu zjarri, "xhek-raselli" i vogël në vend që të ik, mbeti në kutinë në të cilën gjendeshin katër mace të vogla për t'i detyruar zjarrfikësit që t'i nxjerrin nga flaka.
"Qeni Leo nuk dëshironte që t'i braktisë macet dhe këtë për pak do ta paguante më kokë, ishte alivanosur dhe nuk merrte frymë", thotë zjarrfikësi Ken Braun.
Kështu, zjarrfikësit rrëzuan disa mure dhe depërtuan nëpër kabllot e ndezura për t'i nxjerrë pesë miqtë. Leo mori masazh në zemër dhe maskën me oksigjen dhe pas disa gllënjka ujë u kthye në jetë. Menjëherë pastaj i vizitoi macet e vogla. Ndërkaq, kur shpërtheu zjarri në shtëpi gjendeshin edhe pronarja 37 vjeçare dhe tri fëmijët e saj të cilët shpëtuan pa lëndime.