Policia italiane është thirrur për të kapur një qen qimedredhur që kishte kafshuar hundën e pronares së saj, para se të ikte në kopsht.
Ata ndoqën qenin, të emëruar Vale, rreth e rrotull kopshtit të pronares Loredana Romano para se të arrinin të shpëtojnë atë që kishte mbetur prej hundës së saj.
Zonja Romano, 34-vjeçare nga qyteti Forli në veri të Italisë, ka thënë. "Vale im i vogël shpesh rrinte në krevat me mua, nuk e di pse papritur ma kafshoi hundën".
Doktorët arritën të rikuperojnë hundën e përtypur dhe ta ngjisin sërish por thonë se ajo tani duhet t’i nënshtrohet një varg operacioneve tjera për të rregulluar gërvishtjet e shumta të shkaktuara nga qeni.
Gruaja tanimë ia ka falur qenit të saj, por ka thënë se më nuk do ta lejojë të flej në krevat më me të.
"Është dashur të dëgjoj burrin tim i cili gjithmonë më ka thënë se ai duhet të jetë i vetmi i cili duhet të lejohet në krevat", ka thënë ajo.