Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Sërish kërcënime me armë zjarri ndaj punëtorëve të KEK-ut

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Sërish kërcënime me armë zjarri ndaj punëtorëve të KEK-ut Empty Sërish kërcënime me armë zjarri ndaj punëtorëve të KEK-ut

    Post by MBerisha Thu Feb 19, 2009 10:22 pm

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, konsumatori me shifrën 90043101, në lokalin “Villa Paradiso” në Babin Most të Kastriotit ka kërcënuar me armë zjarri dy koordinatorët e kompanisë për këtë komunë, Idriz Maxherranj dhe Jahush Dragushën si dhe ekipin e tyre.

    Në njoftimin zyrtar të KEK-ut thuhet se, rasti kishte ndodhur kur ekipi i kësaj kompanie për shkak të borxhit të papaguar prej 5,781.75 eurosh kishte shkuar ta shkyçte nga rrjeti elektrik.

    “Me atë rast konsumatori nxjerrë revolen dhe e kërcënon ekipin e KEK-ut. Ekipi menjëherë lajmëron organet e rendit të cilat kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shoqëruar konsumatorin në fjalë për në objektet e Policisë për hetim të mëtutjeshëm”.

    KEK po ashtu ka njoftuar se, i njëjti konsumator më herët ishte kapur nga ekipet e KEK-ut duke e keqshfrytëzuar energjinë elektrike.
    “KEK falënderon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe dënon ashpër kërcënimin në fjalë”.

    Menaxhmenti i KEK-ut ka konsideruar që rastet e tilla kur kërcënohen, sulmohen apo pengohen punëtorët e korporatës gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, e dëmtojnë rëndë punën e kompanisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. /Telegrafi/

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:10 pm