Gecko EduBook me çmim prej 200 dollarësh është një prej netbookëve më të lirë në treg, derisa karakterizohet nga modulariteti i tij.
Diagonalja e ekranit me rezolucion prej 1.024 x 600 pikselash është prej 8.9 inçësh, derisa në të është integruar ndriçimi LED i prapavijës. Për shkak të efikasitetit të lartë energjetik të procesorit arrin kohën e autonomisë deri në katër orë, derisa ftohja e integruar është pasive (pa ventilator). Procesori dhe RAM-i mund të integrohen sipas nevojës nëpërmes moduleve përkatëse.
Çmimi i EduBook për tregun amerikan është 200 dollarë, derisa vjen me sistemin operativ Ubuntu Remix. Prodhuesi përmend se është mbështetur edhe instalimi për sistemin operativ Windows XP.
Burimi: Telegrafi