Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Biseda telefonike pa limit është oferta e re e telefonisë fikse në PTK

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Biseda telefonike pa limit është oferta e re e telefonisë fikse në PTK Empty Biseda telefonike pa limit është oferta e re e telefonisë fikse në PTK

    Post by MBerisha Fri Feb 27, 2009 12:00 pm

    Pakot , me çmime fiks, më të ulta dhe me kohëzgjatje pa limit, janë risia e këndshme e radhës të cilën Telekomi i Kosovës ua ofron konsumatorëve të vet. Kjo ofertë e re e telefonisë fikse do të fillojë që nga 1 marsi i këtij viti.

    Ndryshimet janë bërë në Pakon Mini, e cila kushton vetëm 3.47 euro pa TVSH dhe do të përfshijë 60 minuta bisedë derisa më herët kishte po të njëjtin çmimi me zero minuta bisedë.

    Pakoja Bazë që nga 1 marsi do ju ofrohet konsumatorëve të telefonisë fikse pa limit dhe me 10 minuta thirrje në operatorin “Vala”, për vetëm 6.96 euro pa TVSH. E njëjta pako para ndryshimeve kishte kufizim me 1 mijë minuta thirrje brenda rrjetit të TK-së.

    Ndryshime janë bërë ndryshime edhe në Pakon Pro e cila tashmë do ju ofrohet konsumatorëve pa limit dhe me 60 minuta shtesë në operatorin “Vala”, për vetëm 21.47 euro pa TVSH. Kjo pako më herët kishte kufizim me vetëm 10 mijë minuta thirrje brenda TK-së.

    TK ka bërë ndryshime sa i përket edhe shërbimeve të kombinuara- telefoni fikse dhe internet. Interneti mbetet i pandryshuar ndërsa limitet që ishin në thirrje brenda telefonisë fikse do të hiqen nga data 1 mars e të njëjtave pako do ju shtohen edhe disa minuta thirrje në operatorin mobil “Vala”.

    Përveç ofrimit të minutave të bisedës falas në drejtim të operatorit mobil “Vala” në disa nga pakot, TK bënë edhe uljen e tarifave kah Vala për thirrjet nga telefonat fiks .

    Kjo tarifë do të jetë më e lirë vetëm ditën, dhe do të jetë vetëm 10 cent ( më parë ishte 16 cent), gjithashtu, edhe periudha tarifuese i përshtatet edhe më tutje kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve, ku minuti i parë i thirrjes tarifohet i plotë. /Telegrafi/

      Current date/time is Thu Nov 21, 2024 7:35 pm