Britanikët më nuk përdorin celularët e tyre vetëm për thirrje, por çdo ditë e më shumë për dërgim të porosive, fotografim dhe shëtitje nëpër internet, kanë dëshmuar të dhënat e publikuara të martën.
Pothuajse 1.5 miliardë SMS në javë janë dërguar në Britani të Madhe në periudhën kohore në mes muajit janar dhe maj të këtij viti, ka deklaruar shoqata britanike Mobile Data Association (MDA).
Numri i porosive tekstuale është rritur për 30 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pohon shoqata.
Më shumë se 10 milionë fotografi dhe porosi MMS janë shkëmbyer në javë, që paraqet rritje prej 30 për qind.
Numri i shfrytëzuesve të internetit mobil në mes muajit maj 2006 dhe majit 2008 është rritur prej 13 milionë në 16 milionë.