Shifrat më të fundit zyrtare në Japoni tregojnë se eksportet e saj kanë rënë më shumë se 45 përqind gjatë janarit krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar.
Japonia gjithashtu ka shënuar një deficit buxhetor rekord prej 9.9 miliardë dollarësh.
Eksportet e produkteve të njohura japoneze, si makinat apo pajisjet elektronike kanë rënë ndjeshëm, defiçiti tregtar ka kapur shifra rekord ndërsa vlera e aksioneve po shënon ulje, duke e detyruar qeverinë që të shohë mundësinë e blerjes së aksioneve në bursë.
Në paraqitjen e tij para gazetarëve, pas takimit me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrisë i Japonisë, Taro Aso theksoi mesazhin se bashkëpunimi mes këtyre dy vendeve është jetik për daljen nga kriza ekonomike globale.
Ai tha se bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë ishte shumë i rëndësishëm për shkak të peshës që këto dy vende mbajnë në krye të ekonomisë botërore. /bbc/