Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Thellohet kriza ekonomike në Azi e Europë

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Thellohet kriza ekonomike në Azi e Europë Empty Thellohet kriza ekonomike në Azi e Europë

    Post by FooSe Tue Dec 16, 2008 2:43 am

    Shenjat e rënies së treguesve ekonomikë po dëshmohen këtë fundviti me ulje të prodhimit industrial, shtimin e papunësisë dhe rrënimin e besimit në radhët e investitorëve, industrialistëve dhe konsumatorëve.

    Ekonomia kineze
    Të dhënat e fundit nga Kina flasin për një ngadalësim të shpejtë të rritjes së industrisë së vendit. Kjo shihet si shenjë e pakësimit të energjive të ekonomisë kineze.

    Muajin e kaluar prodhimi industrial u rrit me 5.4 për qind, më pak se 1/3 e rritjes së shënuar vitin e kaluar. Shpejtësia e rënies ekonomike ka shtuar frikën për rritjen e papunësisë dhe uljen e shpenzimeve të konsumatorëve.

    Qeveria kineze ka paralajmëruar për mungesë stabiliteti dhe u ka kërkuar punëdhënësve të mos mbyllin vende pune.

    Ekonomia japoneze

    Teksa Japonia po bie në recesion, një sondazh i ri tregon se në radhët e prodhuesve më të mëdhenj të vendit, besimi ka rënë në nivelin më të ulët në 30 vitet e fundit.

    Sondazhi me ndikim në Japoni, Tankan, bazohet në mënyrën se si e parashikojnë kompanitë të ardhmen e tyre afatshkurtër. Një korrespondent i BBC-së në Tokio thotë se tipari dallues tani është pesimizmi.

      Current date/time is Thu Nov 21, 2024 7:13 pm