Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kosova preket nga kriza financiare botërore

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Kosova preket nga kriza financiare botërore Empty Kosova preket nga kriza financiare botërore

    Post by FooSe Mon Nov 24, 2008 2:26 pm

    Kosova do të mund të ndikohej nga kriza botërore financiare vetëm nëpërmjet emigrantëve të cilët jetojnë në shtetet që janë të përfshira në këtë krizë. Këto komente u bënë nga ekspertë të ekonomisë si ata vendorë po ashtu edhe ata ndërkombëtar gjatë një konference të mbajtur me titullin, Ndikimi i krizës financiare në Ballkan dhe në Kosovë.

    "Ndikimi i krizës financiare botërore në Kosovë, do të mund të vijë nga të hyrat që vijnë nga emigrantët të cilët mund të kenë ndonjë krizë financiare, gjë që do t'ju pamundësonte atyre që të dërgojnë para në vendin e tyre", tha profesori britanez nga universiteti Peter Holmes.

    Ndërkohë zyrtar të Bankës Qendrore të Kosovës, bënë të ditur se ky institucion duke mos pasur politikë të vetën monetare, ka mundësi të vogla që të implikohet në ndonjë krizë financiare.

    "Kosova është një vend mjaftë i ri dhe natyrisht e ka një Bankë Qendrore që është shumë konservative në politikën e saj të mbikëqyrjes dhe natyrisht nuk e ka atë politikën monetare për shkak se ne shfrytëzojmë valutën euro", sqaroi Gazmend Luboteni, kryetar i bordit të Bankës Qendrore.

    Edhe pse deri më tani nuk ka ndonjë shenjë se vendi ynë është zhytur në ndonjë krizë financiare, ekspertët nuk e mënjanojnë mundësinë që kjo të ndodhë për arsye se shumica e vendeve evropiane janë të involvuar në krizën globale financiare.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 2:34 am