Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    PSD: Qeveria nuk po i stimulon prodhuesit vendor

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    PSD: Qeveria nuk po i stimulon prodhuesit vendor Empty PSD: Qeveria nuk po i stimulon prodhuesit vendor

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:35 am

    Partia Social Demokrate (PSD), sot gjatë një konfernece të mbajtur për shtyp, ka shprehur shqetësim për mos-angazhimin e institucioneve të Kosovës në mbrojtjen e produkteve vendore dhe mos-stimulimin e prodhuesve vendorë në Kosovë.

    Kosova është aktualisht vendi i vetëm i cili eksporton para të gatshme duke pasur parasysh që 1.8 miliard euro eksportohen çdo vit. Kjo është si rezultat edhe i faktit që Kosova për momentin nuk ka Ministri të Ekonomisë dhe Financave por vetëm Ministri të Financave, pasi që ajo nuk është duke krijuar politika dhe strategji për zhvillim ekonomik.

    Sipas PSDK-së me këtë logjikë ekonomike, institucionet e Kosovës nuk e stimulojnë zhvillimin e vet ekonomik por stimulojnë zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit duke minimizuar tensionet sociale në këto vende, në veçanti të Serbisë.

    "Ne socialdemokratët mendojmë që mosfunksionimi i ligjit për mbrojtjen e produkteve vendore, mosharmonizimi i legjislacionit për kualitet dhe mosimplementimi i drejtë i marrëveshjes së CEFTA-së është duke e dëmtuar rëndë ekonominë kosovare dhe është duke i dëmtuar prodhuesit vendorë".

    PSD i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të investojnë në stimulimin, mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendore duke iu mundësuar hapësirë sa më të madhe mediale dhe duke lobuar për këto produkte. /Telegrafi/

      Current date/time is Sun May 19, 2024 4:21 am