Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    BSPK: Qeveria dhe MEF-i të papërgjegjshme ndaj gjyqësorit

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    BSPK: Qeveria dhe MEF-i të papërgjegjshme ndaj gjyqësorit Empty BSPK: Qeveria dhe MEF-i të papërgjegjshme ndaj gjyqësorit

    Post by MBerisha Thu Feb 19, 2009 10:21 pm

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë reaguar ashpër ndaj vonesës së pagave të Gjyqësorit të Republikës së Kosovës.

    Në një njoftim zyrtar të lëshuar nga BSPK-ja thuhet se , me indinjatë dhe me dhimbje të thellë jemi të detyruar dhe të shtyrë nga anëtarësia që të reagojmë ashpër për shkak të vonesës së pagave të Gjyqësorit të Republikës së Kosovës - si institucion i tretë dhe pushtet i tretë i Republikës së Kosovës dhe s shtyllë me rëndësi e pushtetit.

    “Ministria e Ekonomisë dhe Financave-Thesari dhe Qeveria e Kosovës janë shumë të papërgjegjshme ndaj Gjyqësorit, sepse është krejtësisht e paarsyeshme të vonohen pagat e të punësuarve në këto organe”.

    Tutje në njoftim thuhet se, punëtorët në këto organe janë të revoltuar për mospagesën e të ardhurave personale , që edhe kështu i kanë pagat shumë të ulëta.

    “Këta punëtorë , ka 45 ditë që nuk i kanë marrë të ardhurat e tyre personale dhe si pasojë e kësaj kanë edhe obligime ndaj bankave (kredi), të cilëve u shtohen kamatat dhe pagesat tjera”.

    Sindikata e Judikaturës ka shprehur reagim të ashpër ndaj mospagesës së të ardhurave personale, sepse ne përkohësisht e kemi ndërprerë grevën më 18.11.2008 deri më 21 shkurt 2009 . Andaj, anëtarësia e kësaj sindikate ka kërkuar që nëse nuk paguhen pagat sa më parë, sindikata është e detyruar të hyj përsëri në grevë.

    “Institucionet relevante nuk po interesohen për punëtorët e këtyre organeve dhe për gjendjen e rëndë sociale në të cilën gjenden punëtorët në këto kohë aq të vështira”. /Telegrafi/

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:16 pm