Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës (AACK) ka marrë përsipër certifikimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP). Deri në këtë datë kjo ka qenë kompetencë e Administratës së Aviacionit Civil të Islandës.
Më 30 tetor 2008, ANP-ja pat marrë certifikatën e aeroportit nga Administrata e Aviacionit Civil të Islandës. Me këtë u konfirmua se ANP-ja plotëson standardet ndërkombëtare dhe kërkesat e ligjit të aplikueshëm për aeroportet në Islandë. Plotësimi i standardeve nga ANP-ja është rikonfirmuar edhe nga AACK-ja.
"Autoriteti ynë, në bazë dokumentacionit në dispozicion dhe inspektimit të kryer në nëntor të këtij viti, më 1 dhjetor 2008 i ka lëshuar ANP-së certifikatën kosovare të aeroportit në pajtim me Ligjin e Aviacionit Civil të Kosovës dhe Rregulloren mbi aerodromet. Kjo certifikatë ka vlefshmëri pesëvjeçare dhe gjatë kësaj periudhe aeroporti në vazhdimësi do të inspektohet nga AACK-ja për t’u siguruar që operon me standarde në bazë të së cilave është certifikuar", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Transporteve.
Sipas AACK-së, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, plotëson standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) si aeroport ndërkombëtar.
"Niveli i përmbushjes së standardeve të sigurisë në ANP në ditën e lëshimit të certifikatës nga AACK-ja është edhe më i përparuar se më 30 tetor, kur ky aeroport u certifikua nga Administrata Islandeze e Aviacionit Civil".
Komunikata vazhdon duke thënë se kjo marrje e kompetencave shtetërore në çertifikim të aeroportit dhe mbikëqyrje të standardeve të sigurisë është publikuar më 29 nëntor 2008 në komunitetin botëror të aviacionit përmes rrjetit të specializuar të elekomunikimeve aeronautike. /Telegrafi/