Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi paketën stimuluese prej 787 miliardë dollarësh, duke shënuar një fitore madhore në përpjekjet për të zbrapsur rënien ekonomike të vendit. Por pak pas firmosjes së paketës, tregjet financiare pësuan rënie nga frika se kjo paketë mund të mos jetë e mjaftueshme.
Tregjet e Uoll Stritit ranë në shifra të ngjashme me ato të nëntorit të kaluar kur kriza ekonomike ishte në fillimet e veta. Zoti Obama e firmosi paketën në Denver të Kolorados por paralajmëroi se ajo nuk do të sjellë efekte të menjëhershme. Ai e quajti paketën "fillimin e fundit" për problemet ekonomike.
Paketa përfshin ulje taksash, shpenzime qeveritare për infrastrukturën si dhe shpenzime të tjera. Paketa shton përfitimet nga papunësia dhe përfitime për shërbimin shëndetësor për të papunët, sponsorizon programe trajnimi si dhe u lëvron para qeverive lokale dhe shtetërore. /woa/