Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), ka nënshkruar të mërkurën, një marrëveshje me Bankën për Biznes (BPB), nëpërmes të cilës mundësohet dërgimi i letrave dhe pakove brenda dhe jashtë Kosovës, përmes shërbimeve të Postës së Kosovës.
Bazuar në një njoftim zyrtar të PTK-së, marrëveshja ofron shërbime specifike për nevoja të bankës dhe e bënë Postën e Kosovës një partner të besueshëm të biznesit kosovar.
“Njëherësh, kjo marrëveshje do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të hyrave të Postës së Kosovës, që është edhe synim i menaxhmentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të PTK-së.
Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimit të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar, e paraprirë nga marrëveshja e mëhershme që Posta e Kosovës ka arritur me bankën tjetër kosovare TEB Sh.a.