Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Rënia e çmimeve ul ndikimin e vendeve të pasura me naftë

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Rënia e çmimeve ul ndikimin e vendeve të pasura me naftë Empty Rënia e çmimeve ul ndikimin e vendeve të pasura me naftë

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:44 pm

    Rënia e papritur e çmimeve të naftës ka filluar të ketë ndikim në vendet që e kufizojnë shfrytëzimin dhe prodhimin e saj vetëm te kompanitë shtetërore.

    Analistët thonë se shumë vende i përdorin fitimet për të arritur objektivat e tyre ideologjike dhe për të përhapur ndikimin e tyre prandaj rënia e çmimeve mund të ndikojë në politika të tilla.

    Çmimet e naftës kanë rënë në mënyrë dramatike, nga një rekord prej 147 dollarësh për fuçi në korrik në më pak se 55 dollarë gjatë ditëve të fundit.

    Analistët thonë se kjo po ndikon në vendet prodhuese të naftës që i përdorin të ardhurat prej saj për të realizuar ambiciet e tyre ideologjike.

    Rigjallërimi ushtarak i Rusisë mendohet të jetë nxitur nga dollarët e naftës. Irani i ka përdorur të ardhurat nga nafta për të zgjeruar influencën në Lindjen e Mesme dhe për të mos përfillur sanksionet që synojnë pengimin e ambicjeve të tij bërthamore. Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka fituar përsëri pushtet dhe influencë për të kundërshtuar politikën amerikane në Hemisferën Perendimore për shkak të rrjedhës së madhe të parave nga nafta.

    Por rënia e çmimeve mund të dobësojë fuqinë e një qeverie thotë analisti i energjisë Kenneth Medlock në universitetin Rice në Hjuston.

    "Kjo ua bën të vështirë qeverive që të vazhdojnë të kenë aftësi paguese, dhe të vazhdojnë ato lloj programesh që kanë patur kur çmimet e naftës ishin më të larta. Kjo padyshim që i vë politikanët në pushtet në një pozitë shumë të vështirë".

    Në Iran, po shtohen shqetësimet se vendi mund të përballet me krizë ekonomike për shkak të pakësimit të të ardhurave nga nafta.

    Kjo ndodh ndërkohë që presidenti Mahmoud Ahmadinejad do të kërkojë të rizgjidhet vitin e ardhshëm.

    Në Venezuelë, shpenzimet për programet sociale dhe iniciativa të tjera për të ndërtuar shtetin socialist të presidentit Çavez mund të ndikohen, megjithëse kohët e fundit ai i minimizoi efektet e rënies së çmimit të naftës.

    "Ne nuk po u këndojmë fitoreve, jo. Por ne kemi aftësinë ti rezistojmë krizës. Dhe jo vetëm ti rezistojmë por të vazhdojmë të investojmë".

    Nafta e Venezuelës si ajo e shumë vendeve kontrollohet nga kompania shtetërore PDVSA.

    Shumë nga këto vende nuk e kanë lejuar hyrjen e kompanive perëndimore të naftës, përmes politikës së njohur si “nacionalizëm i burimeve”.

    Gjigandi i naftës ExxonMobile tani kontrollon shumë më pak naftë thotë drejtuesi i kompanisë Conoco-Philips, Xhejms Mulva.

    "Kompanitë shtetërore të naftës përbëjnë dhjetëshen kryesore që kanë në dorë rezervat ndërkombëtare. Kompanitë më të mëdha perëndimore të naftës kontrollojnë më pak se 10 përqind të burimeve në shkallë botërore".

    Një arsye për këtë është besimi se disa vende që kanë kompani shtetërore mund ti mbrojnë më mirë pasuritë e vendit me naftë. Por analisti i energjisë Xheri Tejlër i Institutit Cato thotë se ka edhe një arsye tjetër.

    "Kur ka korporata të mëdha private që realizojnë fitime kjo krijon xhepa të mundshëm rezistence në shoqëri ndaj regjimit politik. Dhe meqë shumë nga këto vende kanë zbuluar se shfrytëzimi i naftës është burimi kryesor i të ardhurave për ekonomitë e tyre, pronësia e këtyre industrive në fakt i ndihmon qeveritë të shmnagin mundësinë e lindjes së kundërshtimeve".

    Tejlër thotë se kompania ARAMCO e Arabisë Saudite është shembulli i një kompanie shtetërore të efekshme dhe produktive, por shumë të tjerë si PEMEX i i Meksikës janë joefiçentë dhe joproduktivë.

    "Ata kanë demonstruar në shumë raste paaftësinë për të zhvilluar burimet në mënyrë të efektshme. Kompanitë kryesore ndërkombëtare kanë mundësinë ta bëjnë këtë gjë. Ato kanë nisma të mjaftueshme tregëtare për të qënë produktivë".

    Rritja e nxjerrjes së naftës dhe e të ardhurave prej saj mund të jetë tërheqëse për qeveritë duke u krijuar mundësi kompanive kryesore perendimore gjë që do të gërryente njëkohësisht politikat nacionaliste./WOA/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 6:54 am