Dita e Flamurit, 28 Nëntori, do të jetë si një ditë e zakonshme sa i përket furnizimit me energji elektrike, dhe do të shoqërohet me reduktime të planifikuara. Korporata Energjetike e Kosovës, nuk ka paraparë furnizim shtesë për këtë ditë historike për kombin shqiptar.
“Furnizimi për ditën e nesërme do të bëhet sipas planit ABC. Situata parashihet të jetë e njëjtë si sot. Pra, kategoria A 5:1, B 4:2 dhe C 3:3”, tha zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala.
Sipas tij, situate energjetike në vend është rënduar për shkak të ndaljes së njësisë A5, për të cilën ekipet e ekspertëve po punojnë që sa më shpejtë të kthehet në sistem, dhe rritjes së madhe të kërkesës që shkon deri në 1000 megavat/orë.
“Me ndaljen e njësisë A5, menaxhmenti i KEK ka siguruar rritjen e importit, i cili në kohë piku (të konsumit maksimal), shkon deri në 200 megavat/orë”, pohoi Buzhala.