Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Reagon MEF: Faji për mosmarrje të pagave nuk qëndron tek ne

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Reagon MEF: Faji për mosmarrje të pagave nuk qëndron tek ne Empty Reagon MEF: Faji për mosmarrje të pagave nuk qëndron tek ne

    Post by MBerisha Thu Feb 19, 2009 10:23 pm

    Pas reagimeve të ashpra të shërbyesve civil rreth mos marrjes së pagave për muajin janar, Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) ka njoftuar se faji nuk qëndron në këtë institucion.

    “Pengesa për mosmarrjen e pagave qëndron tek zyrtarët nëpër komuna që merren me këtë çështje dhe jo te MEF apo shërbyesit civil”, tha për “Telegraf”, Muharrem Shahini, zëdhënës në MEF.

    Ndërkohë me anë të një njoftimi zyrtar MEF,ka njoftuar se, i gjithë personeli i të gjitha organizatave buxhetore të cilat e kanë kompletuar dokumentacionin e kërkuar sipas ligjit në fuqi tanimë i kanë marrë pagat e tyre për muajin janar.

    "Disa organizata buxhetore edhe përkundër thirrjeve dhe sugjerimeve të vazhdueshme nga ana e MEF-it, ende nuk e kanë bërë kompletimin e dokumentacionit dhe si pasojë punëtorët e atyre organizatave ende nuk i kanë marrë pagat e janarit”.

    Në njoftimin e MEF-it po ashtu thuhet se kjo ministri është plotësisht e gatshme që në momentin e kompletimit të dokumentacionit nga organizatat buxhetore të bëj procedimin e këtyre pagave nëpër llogari bankare.

    “MEF u bën thirrje zyrtarëve përgjegjës të jenë të përgjegjshëm në respektimin e ligjeve në fuqi gjithmonë me qëllim të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve”. /Telegrafi/

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:50 pm