Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit Empty BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit

    Post by FooSe Thu Jan 15, 2009 4:06 am

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës me anë të një njoftimi zyrtar ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) për ngritjen e tarifave të çmimit të ujit të pijshëm nga 0.25 euro në 0.30 euro.

    Në njoftim thuhet se një vendim i tillë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve të Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me një gjendje të rëndë sociale.
    “Kjo për shkak të krizës globale financiare, por edhe për shkak se nuk ka ngritje të pagave”.

    BSPK po ashtu ka vlerësuar se me këtë vendim do të dëmtohet rëndë popullata , punëtoria e Kosovës si dhe ekonomia e Kosovës, e cila edhe ashtu ka pësuar dëme të mëdha financiare.

    "Zyrtarët e këtij institucioni kanë deklaruar se tarifat e ujit nuk janë ngritur që nga viti 2006, dhe kjo do të vlejë deri më 2011, dhe se me këtë vendim inkasimi i borxhit të konsumatorëve do të vazhdojë të ngritët".

    BSPK-ja ka konsideruar se ky është një vendim i gabuar dhe se me këtë jo që do të ngritët inkasimi, por do të fillojë të bie.

    “BSPK-ja kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndikoj tek organet gjegjëse për ta rishikuar këtë vendim dhe me këtë ta mbroj interesin e përgjithshëm të popullatës”. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 8:55 am