Harta e krizës ekonomike botërore rrezikon edhe vendet skandinave. Suedia do të marrë masa për të parandaluar rritjen e papunësisë dhe falimentimin e firmave.
Qeveria e Stokholmit ka prezantuar një paketë ndihmash për një periudhë afatgjate për tregun e punës dhe investimet në infrastrukturë.
Në kuadër të këtij projekti, qeveria suedeze do hedhë në treg rreth 23 miliardë korona ose 2 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshme. Për buxhetin e vitit 2009 është parashikuar një shtesë prej 8.3 miliardë koronash, duke e rritur preventivin e shpenzimeve në 32 miliardë, ose 1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Për sa i përket vendeve të tjera nordike si, Norvegjia apo Finlanda, ende nuk janë njoftuar masa për të parandaluar një rrezik të mundshëm të prekjes nga kriza globale financiare.