Në vitin 2008 Rusia ka shitur armë në vlerë 8.35 miliardë dollarë, apo 800 milionë më shumë se në vitin paraprak. Kjo është bërë e ditur të martën nga presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, i cili tha se vitin e kaluar Rusia ka vënë rekord të ri pas sovjetik në shitjen e armëve.
Medvedev tha se kriza globale financiare do të ndikojë me rënie në tregun e armëve, dhe u bëri thirrje zyrtarëve që të kërkojnë tregje të reja dhe të diversifikojnë gamën e prodhimeve.
Kina dhe India kanë qenë blerësit kryesorë, por Rusia gjithashtu ka shitur sasi të mëdha armatimi në Venezuelë, Algjer dhe Iran.