Askush nuk thotë me siguri se kjo situatë është e përkohshme apo do të vijoje edhe me gjatë. Por një gjë është e sigurt, oferta nuk i përgjigjet kërkesës së lartë që ka tregu për euro. Ky fakt shpjegohet me rënien edhe të dërgesave të emigrantëve por edhe me rënien e normës bazë të interesit që bëri Banka e Shqipërisë.
Monedha vendase ka pësuar sot një tjetër goditje duke u zhvlerësuar dukshëm ndaj valutave e konkretisht ndaj monedhës europiane, euro.
Në tregun valutor, sot një euro blihet me 127.4 lekë dhe shitet me 128 lekë. Ekspertët thonë se, ky është niveli më i lartë i këmbimit të euros në vitet e fundit. Prej kohësh kursi i këmbimit ka qene i stabilizuar në nivelin e 122 lekëve.
Sipas Agjencive të Këmbimit Valutor, zhvlerësimi i lekut nisi dukshëm një ditë më parë, për tu konkretizuar sot me një zhvlerësim prej 1 pike brenda 24 orësh.
Situata mbetet shqetësuese për të gjithë ata shqiptarë që kanë marrë kredi në euro dhe të ardhurat i kanë në lekë. Kësti mujorë i kredisë tashmë kushton me shtrenjtë.