Në muajin nëntor Japonia ka zvogëlim më të madh të prodhimit industrial në histori, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë.
Analistët e sqarojnë këtë me ndikimin e krizës ekonomike botërore.
Në nëntor prodhimi industrial në Japoni është zvogëluar për 8,1 për qind në krahasim me tetorin. Kjo është ulje e madhe rekorde nga viti 1953.
Është zvogëluar kërkesa e automobilave dhe elektronikës që është goditje e rëndë për ekonominë japoneze, e cila ka orientim eksportues, njoftojnë mediat perëndimore.
Në dhjetor pritet rënie prej tetë përqindëve, ndërsa në janar prej 2,1 për qind.
Kompanitë e mëdha si Tojota dhe Soni tashmë kanë shpallur se kanë qëllim ta zvogëlojnë prodhimin dhe të pushojnë punonjës. Është rritur papunësia deri 3,9 për qind në nëntor që është për 0,2 për qind më shumë se muajin e kaluar.
Kërkesa në nëntor është zvogëluar për 0,5 për qind, në muajin e nëntë me radhë, por kjo nuk është edhe aq e madhe sa është pritur.