Rreth 13 mijë punëtorë të shëndetësisë publike të Republikës së Kosovës kanë filluar grevën e përgjithshme, me kërkesë të vetme realizimin e marrëveshjes së 14 tetorit 2008, që parashihte rritjen e pagave dhe pagesën prej 44 eurove për shujta ushqimore.
Greva është thirrur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë Kosovare, pasi sipas tyre ka dështuar përmbushja e marrëveshjes nga Qeveria e Kosovës.
Greva ka filluar në ora 7:00, dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre. Ndërkohë gjatë kohës së së grevës Qendra Emergjente e QKUK-së do të jetë e hapur për pacientë. /Telegrafi/