Mbi 18.000 njerëz nga 200 shtete të botës kanë konkurruar për “punën më të mirë në botë" me shpresë se do të paguhen mirë për të bërë pothuajse asgjë dhe duke u kënaqur në plazhet e një ishulli australian.
Kandidatët për “rojtarin” e ishullit tropikal Hamilton, kanë mundësi që deri më 22 shkurt të paraqiten, derisa konkurrenca tanimë është shumë e madhe, kanë njoftuar autoritetet në shtetin Queensland.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një video material me kohëzgjatje prej një minute, në gjuhën angleze, në të cilin arsyetojnë pse pikërisht janë ata të cilët do të janë ideal për punën e ofruar.
Së bashku me rrogën prej 150.000 dollarëve australianë (afro 84.000 euro) për gjashtë muaj, fituesi në konkurs do të pajiset edhe me biletën e aeroplanit nga vendi i tij i banimit deri në “ishullin e parajsës".